James është katër herë MVP i NBA dhe tri herë të tjera kampion, dy prej të cilave me Miami Heat (2012, 2013) dhe njëherë me Cleveland Cavaliers (2016).
Por, edhe pse tashmë 33 vjeçar, “mbreti” nuk po “ngadalëson” në paraqitjet e tij. Ai po vazhdon të lë me gojën hapur të gjithë me lojën e tij briliante.
Me kalimin në Los Angeles Lakers, ashtu edhe siç është pritur, James është bërë lideri i skuadrës, shkruan lajmi.net.
Se kjo gjë mund të thuhet, tregojnë edhe disa statistika që lajmi.net. ju sjell më poshtë.
James është lojtari që ka shënuar më së shumti pikë tek Lakers këtë sezon (618), duke qenë lider gjithashtu edhe në pikët për ndeshje, me (28.1).
LeBron ka shënuar më së shumti nga loja e hapur tek skuadra e tij (225), është më i sakti nga tentimet për tre pikë, dhe ka shënuar më së shumti gjuajtje të lira (120).
“Mbreti” udhëheq skuadrën edhe në kërcime (172) dhe në asistime, duke asistuar më së shumti në skuadër (145), (6.6 për ndeshje).
Ish lojtari i Cavaliers prinë tek Lakers edhe në aspektin defanziv, me më së shumti topa të vjedhur (29).
E vetmja kategori ku James nuk është lider, është tek bllokadat, ku McGee prinë me 62.
Pra, 33 vjeçari prinë skuadrën e tij në 10 kategori të ndryshme të lojës. Ai lehtë mund të shpallet edhe MVP, në rast se skuadra arrin rekord të mirë në fund të sezonit.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?