200 investitorë besohet se janë të interesuar për ta blerë klubin e Chelseas dhe të gatshëm për të paguar 3 miliardë funte.
Palët e interesuara për të ofertuar para afatit të së premtes janë këshilluara të paraqesin një raport të detajuar.
Sipas “SportsMail”, janë rreth 200 palë të interesuara për ta blerë klubin nga Londra. Banka tregtare me bazë në New York, “Raine”, po këshillojnë Chelsean për shitje, ndërsa thuhet se edhe drejtoresha e klubit, Marina Granovskaia, po ofron gjithashtu udhëzime për palët e interesuara.
Palët e interesuara do të duhet të tregojnë synimet e tyre dhe planin e biznesit, te kenë një ofertë prej afërsisht 3 miliardë funteve e një listë këshilltarësh.
Blerësit këshillohen gjithashtu që një ofertë me para në dorë dhe të qenit ofertuesi më i lartë do të jetë vendimtare.
Megjithatë, burime të tjera të mediumit këmbëngulin se çdo konsorcium ose aftësi e individit për të ruajtur punësimin në të gjitha nivelet në klub dhe për të përmbushur detyrimet e tyre financiare ekzistuese do të jetë gjithashtu një faktor kyç kur vendoset se cila ofertë duhet pranuar.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...