Alvaro Morata nuk është hidhëruar aspak me mos ftesën për pjesëmarrje në Kupën e Botës me Kombëtaren e Spanjës.
Sulmuesi i Chelsea është lënë jashtë nga trajneri Lopeteguai, i cili listën me të ftuar e zbuloi sot.
Përveç Moratas, emra tjerë të mëdhenj që kanë mbetur jashtë janë edhe Fabregas, Pedro, Alonso, Herrera dhe Bellerin.
Pas zbulimit të listës, Morata ka reaguar duke shkruar se do ta mbështesë dhe inkurajojë skuadrën deri në fund.
“Shumë fat në Kupën e Botës! Do të keni mbështetjen dhe përkrahjen time nga tani deri në fund, si gjithmonë”, ka shkruar Morata në Twitter.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...