Klubi anglez, Tottenham Hotspur thuhet se ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen afatshkurtër të mesfushorit Dele Alli.
Mesfushori anglez është duke rënë në hierarkinë e zgjedhjeve të trajnerit Jose Mourinho.
Alli rrallë ka filluar ndeshjet në Ligës Premier si titullar, ndërsa koha më e shpeshtë ka ardhur nga ndeshjet e Ligës së Evropës.
Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e klubit, por edhe vet lojtari të kërkojnë një zgjidhje, raporton telegrafi.
Sipas mediumit Football Insider, 24-vjeçari nuk është në shitje në afatin kalimtar të janarit.
Sidoqoftë, kryetari i klubit Daniel Levy është i gatshëm të dëgjojë ofertat e huazimit, në varësi të situatës së dëmtimeve në klub.
Alli mund të marrë një huazim afatshkurtër për t’i dhënë atij kohën e lojës deri në Euro 2020 dhe afatin e verës. /Arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...