Serbia është duke luajtur ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës, ku rezultati pas pjesës së parë është 1-0 në të mirë të vendit tonë fqinj.
Pjesë e formacionit të Zvicrës në pjesën e parë ishte futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, shkruan Arbresh.info.
Serb ultras including kids (not shocked) continuous racist chants about the Republic of Kosovo, during their match with Switzerland. 🤮🤮🤮🤮 pic.twitter.com/KYVljtmy0d
— A (@titiigoles) October 12, 2024
Në ndeshjen që po luhet në Leskovc, ai u vërshëllye sa herë që kishte topin, madje në disa momente tifozët po këndonin kore nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që serbët bëjnë një gjë të tillë.
As në këtë ndeshje nuk munguan banderolat ku shihej flamuri serb në hartën e Republikës së Kosovës.
Skandalet e njëjta kishin ndodhur edhe në ndeshjen e mbrëmshme të Shqipërisë ndaj Çekisë në Pragë.
Mirëpo UEFA ka vendosur që të hesht për këto dukuri negative.
Pas ndeshjes së mbrëmshme dy Federatat e Futbollit si e Kosovës ashtu edhe Shqipërisë kishin reaguar duke i cilësuar si skandaloze ato veprime.
Kujtojmë që Serbia aktualisht është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Zvicrës, me një autogol të Elvedit në fundin e pjesës së parë./Arbresh.info
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...