Klubi gjilanas ka zyrtarizuar transferimin e një lojtari të ri.
SC Gjilani është përforcuar me Olition Rapën nga Shqipëria, shkruan portali arbresh.info.
Rapa luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka nënshkruar me klubin kuq e bardhë për dy edicionet e ardhshme.
Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës nga “Superioria” në Shqipëri, KF Luftëtari. Rapa ishte lojtar prezent thuajse në të gjitha takimet e ish-skuadrës së tij, sikurse në ligën elitare të Shqipërisë, gjithashtu edhe në kupë, nga 4 vitet e kaluara sa ishte pjesë e Luftëtarit. Po ashtu Rapa , kishte bërë paraqitje edhe në garat evropiane me skuadrën gjirokastrite.
Meqë Rapa karrierën e deritashme e ka zhvilluar vetëm në Shqipëri, kjo është hera e parë që ai do të luajë në kampionatin e Kosovës.
Kujtojmë se Gjilani ka bërë një numër transferesh për këtë sezon siç janë Muhamed Useini, Shkëlzen Ruçin e Jackson Ferreira./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...