Shkolla e trajningut italian konsiderohet nga më të mirat në botë, për të mos thënë numri një mes pankinave.
Por, pas dështimit të bujshëm për t’u kualifikuar në Botërorin 2018, askush mes emrave të mëdhenj nuk po pranon të ulet në një minë lundruese si stoli i të kaltërve.
Cesare Prandeli e ka provuar më parë presionin që ka trajneri i Kombëtares së Italisë, por edhe pse nuk është përfolur shumë për të marrë drejtimin, duket se joshet nga rikthimi te kombëtarja axurre.
“Kombëtaren nuk mund ta refuzosh dot. Nëse do të rikthehesha pas në kohë, do të pranoja të njëjtën detyrë për 1 mijë herë me radhë. Edhe tani, nëse ma kërkojnë njerëz me një projekt serioz sportiv, mund ta mendoj që të ulem në pankinën e Italisë”, tha trajneri Prandeli.
Ai nuk i mbylli dyert përfaqësueses, por u tregua më i kujdesshëm kur në diskutim janë klubet e Serisë A. “Në Itali kam bezdisur shumë presidentë dhe drejtues ekipesh”, shtoi italiani. /TCh/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...