Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes nuk mund ta imagjinoj Arsene Wengerin duke qenë trajner i një klubi tjetër pas njoftimit nga veterani francez që do të largohet nga Arsenali në fund të sezoni.
Pas hamendjes së vazhdueshme për të ardhmen e tij, Wenger konfirmoi në një deklaratë të premten se do t’i jap fund dy dekadave të tij te klubi në veri të Londrës me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
“E para që dua të them është se ai ka përfunduar një karrierë madhështore si trajner, në Francë dhe në Angli”, ka thënë fillimisht Heynckes në konferencën për shtyp para ndeshjes së Bayern Munichut në udhëtim kundër Hannover të shtunën.
“Ai ka arritur shumë suksese dhe skuadra e tij ka luajtur një futboll kryesisht atraktiv. Ai ishte njëri nga top trajnerët në futbollin evropian”
“Unë mendoj se ai ndoshta mund të siguroj një punë si menaxher [drejtor i futbollit], por ai mund të rikthehet gjithashtu si një trajner te ndonjë skuadër tjetër në futbollin e sotëm”
“Nuk e di nëse ai dëshiron ta bëjë këtë më gjatë, unë nuk mund ta imagjinoj këtë. Në të vërtetë, atij nuk i duhet kjo më. Ai kishte një karrierë të shkëlqyer”
Arsenali qëndron në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë, por synon kualifikimin në UEFA Ligë të Kampionëve përmes triumfit në Evropa Ligë./arbresh.info/
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin