Theo Hernandez ka thënë se ai asnjëherë nuk e imagjinon një rikthim te Real Madridi.
Mbrojtësi francez ka bërë të ditur se ai është i lumtur te Milani dhe dëshiron të qëndrojë përgjithmonë.
Hernandez e kompletoi kalimin nga Real Madridi te Rossonerët për 24 milionë euro, e që është bërë tani njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.
“Unë mendoj se jam në momentin më të mirë të karrierës sime”, ka thënë ylli i Milanit për El Transistor. “Unë shkova në Madrid shumë i ri”.
“Është e vështirë kur nuk merrni minuta … Unë nuk mund ta imagjinoj [të kthehem], unë jam vërtet i lumtur këtu”.
“Nëse do të mundja, do të qëndroja përgjithmonë në Milano”, ka shtuar më tej Theo.
Milani është aktualisht lider në Serie A, me tre pikë më shuam se vendi i dytë, rivali lokal Interi. /telegrafi
Etrit Berisha në listën e Barcelonës për zëvendësimin e Ter ...
Alabama, ende në kërkim autorët që hapën zjarr duke lënë 4 t...
Vrasja që tronditi Mitrovicën- Policia ende në kërkim të aut...
Kurti takoi ambasadorin finlandez, flasin për anëtarësimin e...
Ministri Peci: Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët org...
Gaza dhe Ukraina në qendër të fjalimit të Presidentit Biden ...