Google ADS

“Nuk mendoj për ta fituar FA Cup” – Ten Hag zbulon se çfarë ka prioritet këtë edicion me Manchester United

10:12 | 28 Janar 2024
E.H

Erik ten Hag ka paralajmëruar tifozët e Manchester United për mos të kenë shumë pritshmëri përpara ndeshjes së raundit të katërt të Kupës FA që Djajtë e Kuq e zhvillojnëndaj Newport County.

Trajneri holandez i Djajve të Kuq ka thënë se prioritet i tij është që të shkoj në Ligën e Kampionëve me klubin dhe jo të fitoj Kupën FA.

Ten Hag i ka thënë tifozëve të United që mos të ëndërrojnë se do ta fitojnë Kupën FA së paku në këtë moment.

“Unë mendoj se në Manchester United ju duhet të fitoni trofe në fund të ditës dhe sigurisht, Liga e Kampionëve është më e rëndësishmja me Ligën Premier. Por më pas çdo trofe, çdo kompeticion ku merr pjesë, duhet të fitosh dhe ky duhet të jetë mentaliteti në këtë klub”.

“Por në këtë moment, mos e ëndërroni atë të fitoni dy trofe në dy sezone dhe mendoni për ndeshjen e ardhshme”.

“Fokusohu 100 për qind në këtë dhe të mos mendoj për të fituar Kupën FA në këtë moment”, ka paralajmëruar Ten Hag.

Kuptohet, Ten Hag nuk dëshiron të tundojë fatin, veçanërisht pas humbjes së Kupës FA ndaj Man City në finale sezonin e kaluar.

Megjithatë, fitimi i Kupës FA është burimi i vetëm i gëzimit të tifozëve këtë sezon. “Djajtë e Kuq” janë tashmë jashtë Kupës së Ligës, Ligës së Kampionëve dhe janë 16 pikë prapa liderit Liverpool në kampionat. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme