Lionel Messi deklaroi para disa ditëve se klubi i Paris Saint-Germain nuk i shprehu asnjë mirënjohje për faktin që u shpall Kampion i Botës me Argjentinën në Katar.
“Pleshti” theksoi se të gjithë shokët e kombëtares morën nderimet nga klubet përkatëse ku aktivizoheshin, por me të te PSG nuk ndodhi diçka e tillë.
Por, presidenti i parizienëve Nasser Al-Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit duke theksuar se nuk mund të mbanin një ceremoni për Messin duke qenë se PSG është një klub francez dhe në finale, Argjentina mposhti Francën.
“E kemi uruar dhe nderuar Messin personalisht, por edhe në stërvitje. Madje, publikuam edhe një video. Por, nuk mund të bënim më shumë sepse jemi një klub francez dhe në finale Argjentina mposhti Francën. Nuk mund të bënim një ceremoni në stadium sepse tifozët janë të ndjeshëm. Duhet të respektojmë Francën, lojtarët e PSG që luanin me Francën dhe tifozët të cilët janë francezë”, u shpreh Al-Khelaifi./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...