Mbrojtësi danez është duke zhvilluar parqitje shumë të mira te gjiganti italian.
Simon Kjaer është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin pasi marrëveshja aktuale i skadon në qershor të vitit 2022, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë Kjaer ka zbuluar se është i lumtur te Rossonerët, por ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për të rinovuar kontratën.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu. Ndihem mirë; më pëlqen të luaj dhe po shijoj jetën në Milano”.
“Unë nuk jam afër rinovimit të kontratës, por në çdo rast jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu duke luajtur për Rossonerët”.
“Drejtuesit mund të më telefojnë nëse duan të zgjidhin këtë çështje”, përfundoi Simon Kjaer.
Kjaer u transferua te Milani në janar të vitit 2020 nga Sevilla, që nga ajo kohë ka bërë 63 paraqitje me gjigantit italian në të gjitha garat
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë