“Nuk kemi oferta për Havertz”

20:24 | 31 Korrik 2020
A. B.

“Deri me tani nuk ka oferta”. Kështu ka thënë drejtori i Leverkusen për Kai Havertzin

Skuadra e Bundesligës insiston se plejmejkeri gjerman do të përfundoj në fund të këtij sezoni përsëri në Bay Arena.

Drejtori i Bayer Leverkusen Simon Rolfes ka thënë se klubi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për Kai Havertz edhe pse Chelsea është lidhur me transferimin e gjermanit.

“Deri me tani nuk ka oferta”, tha Rolfes në konferencë për shtyp. “Ne e dimë për intersin e disa klubeve por nuk ka ofertë zyrtare”.

“Ne e kemi thënë disa herë se ne do ta përfundojmë sezonin me tërë skuadrën. Këtu përfshihet edhe Kai. Është njëri nga ne”.

“Ai është i fokusuar. Kai është i relaksuar dhe nuk shqetësohet për spekulimet, është në gjendje të mirë”, ka shtuar ai.

“Ai vetëm po përmirësohet. Pushimet i kanë bërë mirë si atij ashtu edhe lojtarëve të tjerë”, ka thënë në fund ai. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme