Dita e sotme ka qenë fatale për skuadrën e Real Madridit.
Pasi morën lajmin se Camavinga, Rudiger dhe Ferland Mendy kanë humbur sezonin, një tjetër futbollist madrilen nuk mund të luaj më pjesën më të rëndësishme të këtij edicioni, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për mbrojtësin austriak, David Alaba.
Sezoni për 32-vjeçarin ka përfunduar pasi ai ka pësuar këputje të meniskut të brendshëm.
Këtë e ka konfirmuar vetë Real Madridi përmes një postimi në rrjetin socia Facebook.
Trajnerit Ancelotti i mbeten vetëm Asencio, Vallejo dhe Tchouameni si qendërmbrojtës, teksa në krahun e majtë Fran Garcia.
Real Madridi është në luftë për La Liga ku është katër pikë mbrapa Barcelonës, teksa është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe ka humbur finalen e Kupës së Mbretit të shtunën. Lufta për La Liga është ende e hapur duke marrë parasysh ndeshjen Barcelona – Real Madrid, që zhvillohet me 11 maj.
Kujtojmë që nëse La Ligan nuk arrin ta fitojnë ata kanë mundësi ta shpëtojnë sezonin me një trofe duke fituar Kupën e Botës për Klube i cili nis në qershor./Arbresh.info
Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte tre...
Vlora Hyseni takohet me Drejtorin e CIA-s dhe Gabbard, zyrta...
Nasser Al-Khelaifi flet pas suksesit historik me PSG, tregon...
Aksident mes traktorit dhe veturës në Vushtrri, lëndohen dy ...
Niveli i pagave në Kosovë për vitin 2024, sektori privat shë...
Përurohen rinovimet në çerdhen “Albiona Asllani” në Komunën ...