Mario Balotelli ndryshon gjithmonë skuadër, por asnjëherë mendjen e tij.
Sulmuesi italian nëse nuk arrin të bëhet protagonist në fushë, atëherë gjithsesi se do ta bëjë një gjë të tillë jashtë fushës.
Ylli italian u rikthye në qytetin e tij të lindjes Brescia, ku nënshkroi kontratë një vjeçare me klubin e tij të qytetit.
Por aventura në vendlindje nuk ka shkuar siç është më së miri, me Balotellin që ka shënuar vetëm pesë gola në 19 takime në Serie A.
Tani presidenti i Brescias, Massimo Celino i ka shkëputur kontratën lojtarit dhe për këtë ka arritur marrëveshje me avokatët e tij.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti kur Brescia pritet të dalë me një komunikatë zyrtare.
Sipas La Gazzetta dello Sport, e gjitha kjo ka ardhur pasi Super Mario ka refuzuar të rikthehet në fushë pas pandemisë, duke munguar në 10 seancat e fundit stërvitore.
Ish-sulmuesi i skuadrave të mëdha si Milan, Inter, Liverpool, Man City e Olympique Marseille tani do të mbetet lojtar i lirë.
E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin brazilian ku kërkohet nga Flamengo, Vasco de Gama dhe Botafogo, por ai ka ofertë edhe nga gjiganti turk Galatasaray. /Telegrafi/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador