Probleme të reja për Xavin sa i përket lëndimeve të futbollistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që Barcelona nuk është më mirë këtë edicion.
Alejandro Balde u lëndua në mesjavë ndaj Athletic Bilbaos, derisa lëndim tani ka pësuar edhe kapiteni Sergi Roberto në stërvitje.
“Më shumë probleme për Xavi. Kapiteni i tij Sergi Roberto ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë kundër Villarrealit”, ka shkruar gazetari Toni Juarnmarti .
Roberto do të mungojë për dy javët e ardhshme ose edhe më shumë për shkak të lëndimit të ri.
Kapiteni ka qenë i pafat me lëndime këtë sezon pasi ky është dëmtimi i tij i tretë dhe deri tani ai ka humbur 11 ndeshje këtë edicion.
Roberto është një lojtar që Xavi i beson jashtë stolit dhe si një rezervë në mesfushë, gjë që shpjegon pse ai ka luajtur 14 ndeshje deri më tani, pavarësisht problemeve të tij me dëmtimet.
Përveç Robertos te Barcelona jashtë fushave mbetën shkaku i lëndimeve edhe Alejandro Balde, Gavi, Marcos Alonso, Inigo Martinez dhe Raphinha.
Ndërkohë portieri Marc Andre Ter-Stegen është rikthyer dhe është i gatshëm ta ndihmojë Barcelonën nga kjo fundjavë. /Telegrafi/
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...