Sytë e shumë tifozëve ishin të mbushur me lot gjatë rikthimit historik të së martës ndaj Barcelonës, një kujtim që do të jetojë përgjithmonë në mendjen e Xherdan Shaqirit.
Skuadra e Jurgen Klopp prodhoi një mbrëmje të shkëlqyer evropiane në Anfield duke përmbysur deficitin prej tri golave në Ligë të Kampionëve gjatë gjysmëfinaleve duke fituar 4 me 3 me rezultat të përgjithshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Është vështirë të flasësh tani pas asaj që ndodhi këtu sonte”, ka thënë fillimisht futbollisti kosovar për faqen zyrtare të klubit. “Performancë e pabesueshme, tifozë të pabesueshëm – ata na nxitën për të bërë këtë”
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Ishte një natë e veçantë sonte, një natë e veçantë në Anfield definitivisht”
“Është çmenduri, çmenduri, është e pabesueshme me atë që kemi arritur sot. Është vështirë të flasësh rreth kësaj ndeshje të çmendur sepse ne jemi me plotë adrenalinë në trupin tonë duke festuar”
“Unë jam thjeshtë shumë krenar me këtë skuadër, me këta tifozë që na kanë nxitur gjatë gjithë vitit. Gjatë gjithë vitit ata kanë qenë prapa këtij klubi dhe tifozët janë diçka vërtetë speciale”
“Kam parë njerëz duke qarë dhe kjo më ka dhënë diçka speciale. Nuk e di se çfarë të them. Është thjeshtë e jashtëzakonshme çfarë ne kemi arritur sot për këta tifozë. Ata janë prapa nesh”
“Jam shumë krenar me këtë skuadër sepse ne jemi vërtetë një skuadër e mirë dhe jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj gjithashtu ne jemi shumë të mirë. Jam krenar për këtë skuadër”, përfundoi bartësi i fanellës me numër 23./arbresh.info/
Nga humbja në 2020 në triumfin e zgjedhjeve të 2024-ës/ Anal...
Vullneti – Gjestit: Nuk jam gazetar, jam Vullneti
Xheneta tregon vështirësitë me ish të fejuarin
Rama pret në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon dhu...
Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata...
Konjufca uron Trumpin: ShBA-ja është kryealeati ynë, mezi pr...