Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk ka në plan të pensionohet.
Derisa pranoi që e ardhmja e tij te “Topçinjtë” nuk është e paqartë, francezi insistoi gjithashtu se do të vazhdojë punën për aq gjatë sa ka mundësi, transmeton portali arbresh.info.
“Për aq gjatë sa do të kem fuqi fizike dhe motivim, unë do të jem trajner”, ka thënë Wenger për ‘Bein Sports’.
“Sigurisht, kjo varet nga gjendja ime fizike dhe mendore. Në një pikë, unë duhet të marr një vendim, por unë i jetoj momentet. Unë thjeshtë dua të jap më të mirën time për klubin, nuk më intereson për asgjë tjetër”
“Njerëzit harrojnë që ju nuk qëndroni në një klub si Arsenali për 22 vite pa vendosmëri dhe shumë sakrificë në jetën tuaj. Kjo nuk do të ndryshoj deri në fund të sezonit ose deri në fund të kontratës time”
“Nuk e di se çfarë do të bëjë më pas”
Arsenali do të përballet të dielën me Stoke Cityn duke filluar nga ora 14:30./arbresh.info/.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...