Barcelona nuk është e interesuar në nënshkrimin e kontratës me mesfushorin e Juventusit Miralem Pjanic, sipas drejtorit Ariedo Braida.
Ka pasur shumë spekulime sa i përket të ardhmes së mesfushorit boshnjak javëve të fundit, ku është përmendur edhe mundësia e transferimit nga Barcelona, por kjo duket se nuk qëndron, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i Barcelonës Braida ka zbuluar se mesfushori i Juventusit nuk përshtatet me strategjinë e tregut të transferimeve të klubit katallan dhe mendon se nuk ka gjasa për lëvizjen e 28-vjeçarit.
U sugjerua se Pjanic mund të sjellej për të zëvendësuar Andres Iniestan, i cili po i bashkohet klubit japonez Vissel Kobe, pas 22 viteve me Barçën, por tani mendohet se gjigantët spanjollë do të marrin mesfushorin brazilian Arthur.
Braida këmbënguli se, pavarësisht spekulimeve, nuk ka negociata që po zhvillohen mes dy klubeve.
“Nuk ka negociata dhe nuk mendoj që jemi të interesuar për të”, tha ish menaxheri i Milanit për JuveNews.eu.
Që nga bashkimi me shokët e klubit të Romës në vitin 2016, Pjanic është bërë një nga yjet e bardhezinjve në mesfushë./Arbresh.info/
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...