Google ADS

Nuk ka siguri për të ardhmen e Kovac

18:51 | 7 Tetor 2018
Arbresh.info

Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovac, nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij tek klubi gjerman.

Klubi bavarez ka shkuar katër lojë rresht pa fitore, madje duke mos shënuar asnjë gol.

Kjo formë e dobët, ka lënë kampionët në fuqi në pozitën e pestë në tabelë, me katër pikë prapa liderëve të Dortmund.

Normalisht se trajneri është njëri nga ata që merr kritikat më të mëdha kur skuadrat nuk arrijnë rezultatet e pritura. Menjëherë kanë filluar spekulimet për një shkarkim të mundshëm të Kovac.

I pyetur nga gazetarët se si e sheh të ardhmen e tij me Bayern, trajneri kroat është shprehur:

“Nuk mund t’i përgjigjem pyetjes. E di se si shkojnë gjërat në futbollin gjerman. Ne nuk kemi shfaqur lojë as rezultate të mira në ndeshjet e fundit. Do ta bëjë punën time.”

Situatën edhe më të vështirë për trajnerin e bënë fakti se shtatë lojtarë të skuadrës janë kundër tij dhe duan largimin e kroatit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme