Skuadra e Chelsea ka marrë vendimin final sa i përket reduktimit të pagave.
Bisedimet mbi atë nëse duhet reduktuar pagat ose jo, kanë qenë tema kryesore te skuadra e Chelsea që nga përhapja e pandemisë Covid-19.
Bisedimet e gjata, të udhëhequra nga bordi drejtues dhe kapiteni Cesar Azpilicueta, tashmë kanë marrë një epilog.
‘Blutë’ kanë vendosur që masat për reduktimin në paga janë të panevojshme.
Konfirmimin për këtë vendim e ka dhënë edhe faqja zyrtare e Chelsea, me anë të një komunikate zyrtare.
Mbetet të shihet se si ky vendim do të ndikojë në ekonominë e skuadrës së Chelsea, kur kemi parasysh se shumë skuadra të mëdha kanë reduktuar pagat, për të shmangur ndonjë kolaps të mundshëm ekonomik.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza