Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas ka lënë të kuptohet që klubet janë të interesuar në nënshkrimin me Nabil Fekir, por insiston se skuadra franceze ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare.
Fekir është përfolur shumë për transferim te Liverpooli dhe sugjerohet që gjiganti në Premierë Ligë do të finalizojë transferimin e tij pas finales së sotme (e shtunë) në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, siç qëndrojnë gjërat, Aulas ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet në lidhje me transferimin e tij duke sugjeruar që sulmuesi mund të vazhdoj ende qëndrimin në Liga 1.
“Ne thjeshtë e dimë që skuadrat janë të interesuara. Agjenti i tij, Jean Pierre Bernes na ka njoftuar gjithashtu”, ka thënë Aulas për L’Equipe.
“Këtu nuk ka pasur ndonjë diskutim me Nabilin apo me klubet e tjera, prandaj këto janë shumë të parakohshme. Ai është duke hezituar gjithashtu nëse dëshiron të luaj me Lyonin në Ligë të Kampionëve”
Fekir ka shënuar 23 gola brenda 40 paraqitjeve brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon./arbresh.info/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...