Drejtori sportiv i AS Monacos, Antonio Cordon ka zbuluar që klubi i tyre ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë nga Real Madridi për anësorin e shumë kërkuar Kylian Mbappe.
“Kam dëgjuar që ai dëshiron të qëndrojë në Monaco. Nuk di asgjë për ndonjë ofertë nga Real Madridi për Mbappen”, tha ai për ‘Cadena Sur’, transmeton portali arbresh.info. “Nuk e di se cilat janë prioritet e tij sot. Këtu ka shumë mundësi. Të gjithë duhet të marrin vendimin e tyre dhe të ndjekin qëllimet e tyre”
“Këto janë vendime personale që duhen të bëhen me shumë përgjegjësi. Këtu ka shumë mundësi sepse ai është një lojtar i mrekullueshëm. Do të kuptojmë se çfarë do të ndodhë me të së shpejti”
Monaco raportohet se ka rritur çmimin e tij në 180 milionë euro pasi kishte pranuar ofertë prej 160 milionë euro nga Paris Saint Germain./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...