Google ADS

Nuk ka marrëveshje mes Bayernit dhe Juventusit për De Ligt

19:26 | 11 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Gjatë ditës së sotme është raportuar se drejtori i Bayern Munchen Hasan Salihamidzic, ka patur takime me drejtuesit e Juventusit për Matthijs de Ligt.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin bardh e zi, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes klubeve për De Ligt, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, dy klubet janë ende larg në vlerësimet e tyre për mbrojtësin holandez, por që bisedimet do të vazhdojnë.

Më herët gazetari Fabrizio Romano, ka raportuar se Bayern ka arritur marrëshje për kushtet personale me De Ligt dhe Juvetusi po pret ofertën e klubit bavarez./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme