Andres Iniesta ka mohuar raportet se ka arritur një marrëveshje me Barcelonën rreth kontratës së re.
Në fillim të kësaj jave, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu pretendoi se Iniesta, i cili mbetet pa kontratë te klubi në Camp Nou këtë verë, është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me gjigantin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Iniesta ka thënë që “këtu nuk ka asgjë të vërtetë” rreth komenteve të Bartomeut derisa spekulimet rreth të ardhmes së 33-vjeçarit vazhdojnë të qëndrojnë.
“Mund ta konfirmoni marrëveshjen me Bartomeun për rinovimin e kontratës? Jo, nuk mundem”, citohet të ketë thënë Iniesta për ‘Diario Sport’.
“Këtu nuk ka asgjë të vërtetë”.
Iniesta, i cili është i lidhur shumë me transferimin te Juventusi verën e ardhshme, ka shpenzuar 21 vite me Barcelonën duke bërë 632 paraqitje për gjigantin katalunas./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...