Ka përfunduar koha e rregullt mes Gjilani-t dhe APOEL-it, me rezultat të barabartë 0 – 0.
Dy skuadrat kanë provuar gjatë 90 minutave lojë të realizojnë, por ishin të pafat, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti nga Qipro ishte më i rrezikshëm, mirëpo edhe nënkampioni i Kosovës realizoi disa aksione të bukura.
Rast më të mirë në ndeshje e kishte Al-Tamari në minutën e 78-të, i cili dështoi nga pika e bardhë.
Kurse, Gjilani bëri disa aksione të mira, derisa Edvin Kuç bëri një gjuajtje të mirë në minutën e 88-të, por nuk arriti të realizoi.
Heroi i skuadrës së Gjilani-t, me plotë meritë mund të thuhet se është Koliçi, i cili ka mbrojtur me shumë se katër gjuajte.
Mbetet të shihet se cila skuadër do fitojë në minutat shtesë./arbresh.info.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...