Por për ta larguar monotoninë e kësaj situate që po kalon gjithë bota, ka menduar faqja më e madhe sportive në Instagram ‘433’.

Kjo faqe ka organizuar një turne në Sony Play Station ku do të marrin pjesë futbollistë nga 32 kombëtare të ndryshme, mes tyre edhe Kosova në lojën FIFA 20.

Ylli kosovar Milot Rashica do t’i prezantojë Dardanët në këtë turne dhe tani kjo është e konfirmuar.

Përveç Rashicës në këtë turne do të marrin pjesë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Granit Xhaka për Zvicrën dhe Enis Bardhi për Maqedoninë e Veriut.

Milot Rashica . (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)

“Kush do të jetë kampion i Evropës në FIFA 20”, pyet faqja ‘433’ derisa nuk kanë munguar komentet e shumta të tifozëve, por edhe të futbollistëve pjesëmarrës.

Në mesin e pjesëmarrësve janë yje të mëdha si Romelu Lukaku, Dejan Lovren, Aymeric Laporte, Ciro Immobile, Merih Demiral, Sergio Reguilon, Masson Greenwood e të tjerë.

Do të jetë ky një mini kampionat evropian, por vetëm në video lojë.

433 ka paralajmëruar se do t’i transmetojë të gjitha ndeshjet, derisa ky turne pritet të fillojë javën e ardhshme.

Shpresojmë që ‘Kupa’ të sillet në Kosovë nga njeriu që i bënë krenar të gjithë, Milot Rashica. /Telegrafi/