Google ADS

Nuk ka fitues në “San Paolo”, Napoli dhe Milan ndajnë pikët

23:42 | 12 Korrik 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar ndeshja mes Napoli-t dhe AC Milan-it, e vlefshme për xhiron e 32-të të Seria A.

Dy skuadrat ishin në top formë, ndërsa ndeshja përfundojë me rezultat të barabartë 2 – 2, shkruan portali arbresh.info.

Theo Hernandez në minutën e 20-të zhbllokoi shifrat pas një harkimi të bukur nga Ante Rebic.

Mirëpo, një gabim nga Donnarumma, i cili nuk arriti ta pres topin bëri që Di Lorenzo në minutën e 34-të të barazojë shifrat, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Vendasit përfituan përsëri nga gabimi i Donnarumma-s, i cili mori gol interesant shkaku që ishte i pavëmendshëm, gol të cilin e realizojë Dries Mertens në minutën e 60-të.

Një pikë “Rosonerëve” ia sigurojë Franck Kessie në minutën e 71-të nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi, Napoli mban pozitën e gjashtë me 52 pikë, dy më shumë se AC Milan, i cili renditët në pozitën e shtatë./arbresh.info.

https://twitter.com/TwitSporHaber/status/1282426266025635840

https://twitter.com/TwitSporHaber/status/1282422138952192001

https://twitter.com/mexeuro10/status/1282414727302459393

https://twitter.com/CalcioACMilan/status/1282408700402192384

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme