Llapi dhe Prishtina kanë luajtur baras 1-1 në derbin rajonal në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një pjesë e parë shumë dinamike me dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi.
Megjithatë për të parë golin e parë në këtë sfidë u desh të kalonin gjysmë ore lojë.
Ilir Blakcori u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia realizoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë pati raste të mira nga të dyja skuadrat, por për ta parë golin e dytë u desh të priten minutat shtesë.
Ishte qendërmbrojtësi Ardian Limani që shënoi për 1-1 pas asistimit nga Gallapeni në minutën e 92-të.
Deri në fund nuk pati më gola dhe dy skuadrat morët nga një pikë 1-1.
Llapi vazhdon pa fitore edhe pas gjashtë ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e shtatë me 16 pikë, derisa Prishtina është e katërta me 21 sosh.
Ndeshjen e radhës Llapi e zhvillon në udhëtim te Drita, derisa Prishtina pret Ballkanin. /Telegrafi/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63