Ka përfunduar koha e rregullt mes Barcelonës dhe Real Madridit, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës të Spanjës.
Dy skuadrat e mëdha kanë zhvilluar ndeshje mjaftë ofensivë, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 2, shkruan lajmi.net.
Real Madrid kaloi në epërsi përmes Vinicius Junior që shënoi pas një gabimi në mbrojtje, ku u asistua nga Karim Benzema (25′).
Por, Barcelona arriti të rikthehet në lojë përmes Luuk de Jong që shënoi pas një asistimi të Dembeles (41′), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Edhe në pjesën e dytë, Real Madrid shënoi së pari, ishte Benzema që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (72′).
Mirëpo, Barcelona nuk u dorëzua dhe gjeti golin përmes Ansu Fati që shënoi me kokë pas harkimit të Alba (83′).
Kështu, tani ndeshja ka shkuar në vazhdime, ku edhe do mësohet fituesi i këtij takimi që do sigurojë finalen e Superkupës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...