Google ADS

Nuk ka fitues në dramën e gjashtë golave mes Rayo Vallecanos dhe Real Madridit

23:25 | 14 Dhjetor 2024
R J

Real Madridi ka luajtur baras me rezultat 3-3 në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit spanjoll.

Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e katërt përmes Unai Lopez i cili me kokë shënoi për rezultatin 1-0 pas asistimit të Jorge De Frutos.

Vallecano me kokë e shënoi edhe golin e dytë të cilën këtë herë e gjeti me Abdul Mumin i cili shënoi për 2-0 në minutën e 36-të të ndeshjes.

Pas dy golave të pësuar Real Madridi reagoi shpejtë duke arritur që të shënojë dy gola për të barazuar rezultatin.

Federico Valverde në minutën e 39-të shënoi për 2-1 teksa për ta barazuar rezultatin u përkujdes Jude Bellingham që realizoi për 2-2 në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë të dy ekipet shënuan edhe nga një gol tjetër për rezultatin përfundimtar 3-3.

Fillimisht shënoi Rodrygo për t’i dhënë epërsinë prej 3-2 Real Madridit në minutën e 56-të të takimit, teksa Vallecano iu kundërpërgjigj në minutën e 64-të për rezultatin 3-3.

Vinicius pati një super mundëisi në minutën e 84-të por gjuajtja e tij u prit për mrekulli nga portieri vendas.

Real Madridi kështu i jep mundësinë Barcelonës që të shkojë në katër pikë avantazh nëse fiton nesër (e diel) ndeshjen ndaj Leganesit./Telegrafi/

Të ngjashme