Google ADS

Nuk ka “dritë” për Barcelonën, tjetër lëndim në skuadër

16:22 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Barcelona e ka mbyllur javën e kaluar me një super paraqitje kundër Levante, duke e mposhtur me rezultatin 0:5.

Ishte i jashtëzakonshmi Lionel Messi i cili me një het trik dhe me dy asistime ndihmoi skuadrën e tij për tre pikët e radhës.

Megjithatë, gëzimi u ndal  për Ernesto Valverden nga stafi mjekësor i Barcelonës.

Faqja zyrtare e katalunasve ka bërë të ditur se Thomas Vermaelen ka pësuar një lëndim.

“Lojtarit të skuadrës së parë, Thonas Vermaelen, i është shfaqur një problem gjatë ndeshjes të së dielës, kundër Levante” shkruan në deklaratën zyrtare, transmeton lajmi.net.

“Testet kanë treguar se mbrojtësi ka një dëmtim në muskulin e djathtë dhe do të mungojë për rreth katër jave” është thënë tutje.

Vermaelen ka një fat tejet të keq me lëndimet në karrierën e tij. Ai kishte munguar për periudha të gjata edhe gjatë kohës sa ishte në Arsenal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme