Valverde nuk është aspak i lumtur me referimin në La Liga
Barcelona ka lëshuar dy pikë në xhiron e 17 të La Ligës, duke barazuar 2-2 në udhëtim me Real Sociedadin.
VAR sërish mori disa vendime kontroverse që kanë ngjallur debate.
Në Spanjë ka reagime të ndryshme për penalltinë e fituar të vendasve dhe për momentin shumë të dyshimtë në minutën e 93-të, kur Gerrard Pique tërhiqet në zonë për fanelle.
Ernesto Valverde nuk është aspak i lumtur me atë që ndodhi.
“Penalltia në Pique? S’e kam parë përsëritjen, por ende them se nuk ishte penallti ajo e Busquets. Mendoj se trajneri i Real Sociedad do të thotë të kundërtën”. /Gazeta Express/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe