Drita e ka fituar derbin e Anamoravës, duke e mposhtur 1-0 Gjilanin në stadiumin e qytetit.
Goli i fitores erdhi në minutën e 29′ nga Ardian Cuculi.
Ai realizoi me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit dhe ka zbuluar se e gjithë skema ishte përgatitur nga trajneri.
Pra, siç tregojnë Cuculi dhe edhe vet trajneri, Ardian Nuhiu, nuk ishte gol rastësisht.
“Prisnit që të realizonit gol? Ishte skemë e përgatitur nga trajneri dhe falënderoj edhe Shabani që harkoi shumë mirë dhe unë vetëm preka topin”, u shpreh Cuculi për Super Sport, derisa Nuhiu shtoi: “Mundohemi në çdo ndeshje të përgatitem 2-3 skema, varësisht prej kundërshtarit, më vjen që u realizua nga ajo. Më gëzon më së shumti fitorja në ndeshje të tilla dhe edhe tifozët e merituan dhe le të festojnë sonte”. /Gazeta Express/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...