Eder Militao u transferua verën e kaluar te Real Madrid dhe pritshmëritë për të ishin të mëdha.
Mbrojtësi brazilian i kushtoi 50 milionë euro gjigantit spanjoll, por pa arritur t’i tregojë aftësitë e tij.
22-vjeçari ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat gjë që është pak për një futbollist që kushton 50 milionë euro.
Tottenham Hotspur e kishte lojtarin objektiv për ta transferuar në verë, por Reali duket se nuk do të heqë dorë nga braziliani.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Los Blancos i kanë dhënë mbështetje Militaos dhe se nuk do ta lejojnë largimin e tij nga Santiago Bernabeu së paku edhe për një vit.
Kampionët e shumëfishtë të Spanjës besojnë se braziliani do të jetë njëri nga shtyllat e ekipit në të ardhmen dhe kjo është arsyeja që kanë refuzuar largimin e tij.
Largimi i brazilianit nga Reali do të mund të ndodhte vetëm nëse Los Blancos do të nënshkruanin me De Ligt dhe Militao atëherë nuk do të mund të kishte hapësira në formacionin e Realit.
Reprezentuesi brazilian kritikat më të mëdha i mori në ndeshjen e fundit të La Ligas, ku Real Madridi pësoi humbje ndaj Betisit 2-1, ndërsa paraqitja e tij la shumë për të dëshiruar. /Telegrafi/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...