Nuk është vetëm Chelsea, tjetër gjigant evropian po e synon Luis Enriquen

16:40 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

‘Timonieri’ spanjoll Luis Enrique vazhdon të mbetet një ndër emrat më të lakuar të skuadrave në futbollin evropian, transmeton arbresh.info.

Luis Enriquen e ka kërkuar skuadra e Chelseas për ta pasuar italianin Antonio Conte i cili pritet të largohet në fund të edicion.

Së fundmi në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe gjiganti francez Paris Saint Germain.

Ai shikohet si zëvendësues ideal i trajnerit Unay Emery.

Enrique për tre vite me shumë sukses e ka drejtuar Barcelonën.

Ai e ka një aventurë edhe te skuadra e Romës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme