Trajneri i skuadrës së Partizanit e ka pranuar pas ndeshjes se nuk ishte e lehtë fitorja Skënderbeut.
Miroslav Djukic është i lumtur me fitoren 2 me 0 si nikoqir ndaj Skënderbeut, por thekson se nuk ishte e lehtë përballja ndaj korçarëve, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Skënderbeu pëson në Beograd nën brohoritjet “Kosova është Serbi”
“Jam i lumtur dhe dua t’i përgëzoj lojtarët për shpirtin luftarak dhe për gjithçka. Besoni, nuk është lehtë të mposhtësh Skënderbeun”, ka thënë Djukic pas ndeshjes
“Tani ne duhet të vazhdojnë me fitore në Evropë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë nivel dhe të përdorim këtë vetëbesim që sapo kemi fituar”
Partizani tani gjendet në pozitën e dytë të Grupit B me tri pikë më shumë se Skënderbeu në fund të tabelës./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?