Ndeshja ishte e bukur dhe me raste të shumta, sidomos nga londinezët që ishin më të mirë.
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, nuk ka dashur të flasë për kalimin e mundshëm të Lionel Messit në PSG, pas deklaratës së bujshme të Neymarit se nga sezoni i ardhshëm do të luajë përkrah argjentinasit.
Messi është i lirë të flasë me klubet e tjera nga janar dhe të largohet nga Barcelona falas sapo t’i përfundojë kontrata më 30 qershor të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.
Duke folur pas fitores së PSG-së 3:0 kundër Manchester Unitedit të martën në Ligën e Kampionëve, Neymar tha se dëshiron të luajë përkrah Messit nga viti i ardhshëm.
Neymar dhe Messi luajtën së bashku për Barcelonën për katër sezone mes viteve 2013 dhe 2017, duke e krijuar një vijë sulmuese të frikshme për katalonasit.
Ka pasur zëra se Messi mund t’i bashkohet PSG-së duke qenë se do të jetë lojtar i lirë ne verë, por Leonardo nuk ka dashur ta flasë fare për këtë temë në shenjë respekti për Barcelonën.
“Duhet ta mbash respektin; Messi është lojtar i Barcelonës”, tha Leonardo të shtunën mbrëma.
“Neve nuk na pëlqen kur të tjerët diskutojnë për lojtarët tanë, prandaj ne nuk diskutojmë për lojtarët e të tjerëve. Tani nuk është koha të mendojmë për afatin kalimtar”, shtoi ai./Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...