Gianluigi Buffon kohët e fundit pretendoi se Cristiano Ronaldo ndryshoi “ADN-në e Juventusit”, duke fajësuar atë për rënien e klubit në vitet e fundit, por portieri tani këmbëngul se nuk po fajëson superyllin.
Portugezi u largua nga klubi këtë verë, duke u rikthyer te ish-klubi i Manchester United pasi pa “Zonjën e Vjetër” të humbiste fitim e titullit të Serie A për herë të parë në një dekadë.
Ronaldo u vu nën vëzhgim sezonin e kaluar, duke luajtur nën nivelin e tij në disa ndeshje kyçe, duke përfsshirë daljen zhgënjyese në Ligën e Kampionëve nga Porto, por ndërkohë që shënoi një sasi tejet të lartë golash gjatë gjithë sezonit.
Buffon ka qenë kritik për kohën e tij në Torino në reflektim pasi ai gjithashtu u largua nga klubi këtë verë, por ka lëvizur për të sqaruar se ai nuk e fajëson lojtarin si fajtor për rëndien e klubit.
“Unë thashë se një ADN e caktuar kishte humbur me të, sepse unë mendoj kështu dhe në reflektimin më të thellë mund të them që qartësisht nuk është faji i Cristianos, sepse ai është i mirë kur nënshkruan një lojtar të atij kalibri, e di se çfarë po merr”, tha portieri italian për “Tribal Football”.
“Duhet të kuptosh nëse të tjerët janë të përgatitur dhe për mendimin tim shumë lojtarë nuk ishin gati të ndajnë një lloj të caktuar eksperience. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, të gjithë ndihen si Cristiano dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrë, veçanërisht në një klub si Juve”.
“Kur ai mbërriti në Torino, unë shkova në Paris. Dhe kur u ktheva pashë diçka ndrysh, që nuk më kujtoi atë që lash pas”, përfundoi ai./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...