Sebastian Vettel, vetëm pak muaj para ndarjes me Ferrarin, e pranon se përvoja e tij te “Kokëkuqja” ishte e dështuar, por nuk ndien keqardhje, edhe pse gjatë 5 viteve të tij në Maranello nuk arriti qoftë një objektiv.
“Nëse sheh pas, objektivi, ynë, pra objetivi im, ishte të fitoja kampionatin dhe nuk e arritëm. Në këtë aspekt kemi dështuar, por sidoqoftë kemi kaluar vite të bukura dhe nuk ndjej keqardhje. Doja të ngadalësoja sukseset e Hamiltonit, por nuk ia dolëm.”
54 podiume gjatë kësaj periudhe 5-vjeçare, dy herë radhazi nënkampion i Formula 1 me Ferrarin, por me mbërritjen e Charles Leclerc divorci është i pashmangshëm.
“Mendoj se jam mjaftueshëm i pjekur për të kuptuar përse shkoi kështu, analizuar arsyet dhe kaluar në një skuadër tjetër. Kjo është e vërteta. Ferrari ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Nuk dua të them se më kanë bërë lavazh truri, por gjithmonë jam frymëzuar nga Schumacher me makinën e kuqe. Doja të ndiqja gjurmët e Michael te Ferrari. Isha dhe vazhdoj të jem i frymëzuar nga ai, sepse mendoj se është më i miri i të gjitha kohërave.”
Katër herë kampioni i botës tregon se kishte një objektiv, edhe pse dytësor, te Ferrari.
“Shpresoja t’i hiqja ndonjë titull Hamiltonit që rekordi i Schumacherit të zgjaste, por tashmë nuk mundemi ta bëjmë këtë. E doja një titull me Ferrarin për veten time dhe për Michaelin, mëkat që nuk funksionoi.”
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...