Mesfushori i Juventusitn, Paul Pogba është suspenduar për katër vite mos pjesëmarrje në futbollin profesionit përshkak se kishte rezultat pozitiv me Doping.
Tribunali Nacional i Antidopingut e ka suspenduar mesfushorin francez për katër vjet me kërkesë të Prokurës së Antidopingut, e cila e kishte kërkuar sanksionimin e futbollistit, i cili kishte rezultuar pozitiv në testin e antidopingut pas ndeshjes Udinese – Juventus të 20 gushtit, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo francezi nuk ka pranuar këtë vendim, andaj ka vendosur që të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozani, raportojnë mediat italiane.
Pogba e ka mohuar të ketë përdorur substanca të palejuara, por kjo nuk e ka ndihmuar që të përjashtohet nga futbolli dhe 30 vjeçari s’do të ketë të drejt loje deri në vitin 2028. /Arbresh.info/
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...