Trajneri i Arsenalit duket të jetë përballë një problemi të madh pas barazimit të së dielës ndaj Crystal Palaces.
Sipas raporteve të ndryshme, Unai Emery është duke u përballur me një revoltim të zhveshtore pas dështimit për t’i dal në mbrojtje Granit Xhakës që u fishkëllye nga tifozët e Arsenalit në fushë gjatë ndeshjes në vikend, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Zvicrës iu përgjigj ashpër tifozëve që në formë ironike thirrën emrin e tij kur numri i tij u shfaq për zëvendësim.
Dukej se tifozët e klubit ishin të frustruar me kapitenin kosovar për shkak se nuk po largohej me shpejtësi nga fusha meqenëse ata nuk ishin duke e fituar takimin. Xhaka vendosi dorën në vesh duke iu thënë tifozëve “q*** të gjithë” para se të largoj fanellën e Arsenalit duke shkurt direkt në tunel.
Pas ndeshjes, Emery foli për shtyp rreth këtij incidenti duke pranuar se Xhaka ishte gabim, por u ndal menjëherë kur është pyetur nëse do t’i hiqet shiriti i kapitenit.
“Ai e kishte gabim. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, të flasim brenda me të. Ne jemi duke punuar me klubin dhe lojtarët për të luajtur nën presion”, ka thënë Emery, transmeton portali arbresh.info.
“Do të flasim me të sepse reagimi ishte i gabueshëm. Ne jemi këtu sepse ne kemi tifozë. Ne punojmë për ata dhe kemi nevojë të kemi respekt për ata kur ata janë duke na duartrokitur dhe kur na kritikojnë”
Bazuar në The Sun, Arsenali ka lansuar një hetim disiplinor pas këtij incidenti teksa Emery ka telefonuar Xhakën duke i kërkuar atij për t’i kërkuar falje tifozëve.
Xhaka thuhet se nuk është i përgatitur për ta bërë këtë dhe do të përballet me heqjen e shiritit të kapitenit.
Raporti shton se bashjëlojtarët e tij te Arsenali nuk janë të lumtur me trajtimin që Xhaka ka marrë nga tifozët dhe besojnë se trajneri duhet t’i dal në mbrojtje atij publikisht./arbresh.info/
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...