Barcelona dështoi ta fitonte Kupën e Mbretit, pasi në finale u mposht nga Valencia me rezultat 2-1.
Skuadra katalunase kishte një paraqitje tejet të dobët në pjesën e parë, duke pësuar dy gola brenda 10 minutash.
Pjesa e dytë filloi më mirë për ta, pasi Lionel Messi arriti të ngushtonte epërsinë, por përkundër rasteve të shumta, nuk arritën t’i barazonin shifrat.
https://twitter.com/directvsportsar/status/1132392947599794178
Ylli argjentinas shënoi golin e 50-të në këtë sezon, por që ka vendosur edhe një rekord të madh, i cili vështirë se mund të thyhet nga ndonjë lojtar.
Pesëherë fituesi i Topit të Artë ka arritur të shënojë në gjashtë finale, gjë që askush nuk ka arritur ta bëjë më parë.
Messi ka arritur të shënojë në vitin 2009, 2012, 2015, 2017, 2018 dhe 2019, duke vënë emrin e tij në këtë rekord të rëndësishëm. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...