Sezoni i Chelseat vazhdon të jetë kaotik. Skuadra londineze, edhe pse është përforcuar ndjeshëm në merkaton verore, momentalisht renditet në vendin e 11-të në Premier League.
Emmanuel Petit, fitues i Kupës së Botës dhe Europianit me Francën, i cili veshi fanellën e “Bluve të Londrës” për tri sezone, mendon se koha e Mauricio Pochettinos ka përfunduar.
“U zhgënjeva shumë nga performanca e Chelseat në humbjen 2-4 përballë Wolvesit. Lojtarët dukeshin shumë të çorganizuar, të hutuar taktikisht, pa shpirt luftarak, pa komunikim me njëri-tjetrin dhe pa karakter.
Më vjen shumë keq për tifozët. Pochettino po refuzon të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve të tij. Ai nuk po di çfarë të bëjë. Gjuha e tij e trupit është shqetësuese, duket sikur ka dhënë dorëheqjen”.
Ish-mesfushori i ka idetë e qarta në lidhjes me pasuesin e tij. “Kam dëgjuar se mund të rikthehet Jose Mourinho, me John Terryn si ndihmës. Është shumë interesante dhe intriguese.
Mourinho do t’i sillte ekipit karakter dhe personalitet. Në këtë moment grupi i lojtarëve është i copëtuar, portugezi është i vetmi që mund të rregullonte problemet e Chelseat.
Skuadra ka nevojë për identitet, jo për përforcime të tjera. Duhet një trajner që do i përmirësonte futbollistët. Chelsea aktual nuk ka fare identitet”.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?