Interi do të tentoj sërish për të joshur fituesin e Topit të Artë, Luka Modricin, për largim nga Real Madridi në fund të sezonit.
“Nerazzurrët” nuk i kanë mbajtur sekret përpjekjet e tyre pasi Kroacia arriti në finale të Kampionatit Botëror dhe kjo e ka penguar Real Madridin, që ka kërcënuar ata për raportin te FIFA për tentimet e tyre ilegale, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport së fundmi nga gazeta spanjolle ‘Marca’, Interi do të përpiqet sërish gjatë verës së vitit 2019 për të nënshkruar me ta me drejtorin e ri Beppe Moratta që do të udhëheq negociatat.
Marotta ndihmoi në kalimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus dhe besohet se ai mund të sigurojë një marrëveshje edhe për yllin tjetër të ‘Los Blancos’.
Interi kishte në plan për t’i ofruar një pagë 10 milionëshe në kontratën katër vjeçare si dhe kalimin te klubi i tyre në Kinë, Jiangsu Suning për dy vite të tjera./arbresh.info/
Abdixhiku nesër prezanton projektet e tij për Prishtinën në ...
NATO pritet të marrë vendim mbi objektivat e reja për armët ...
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lëndua...
Parisi e Napoli në bisedime të avancuara për Kvaratskhelia
Pacolli falënderon Shefqet Krasniqin për sqarimin e një keqi...
Hoti: Takimi në Bruksel hap i rëndësishëm drejt zbatimit të ...