Nuk ka dyshime, Zlatan Ibrahimovic është njeriu që simbolizon rilindjen e Milanit, edhe nëse brenda mrekullisë sportive ka shumë protagonistë dhe shumë histori të denja për t’u theksuar.
Por, që nga ardhja e suedezit, kuqezinjtë kanë ndryshuar fytyrë tërësisht. Gjatë një interviste me ‘SportWeek’, Ibra, si gjithmonë, na ka lënë pa fjalë dhe është shprehur për shumë gjëra.
Unë kam luajtur në shumë klube dhe kam respekt për të gjitha. Ruaj kujtime të shkëlqyera. Sidoqoftë, Milani është klubi ku ndihem si në shtëpi. Unë shkoj në ‘Milanello’ çdo mëngjes dhe nuk kam nxitim të kthehem në shtëpi, sepse jam aty në shtëpi.
U ndjeva kështu qysh herën e parë që erdha në Milano, ishte viti 2010. Me Galliani dhe Berlusconi, me ekipin, të gjithë ata që punuan atje, kishte një ndjenjë tjetër, një atmosferë tjetër. Ata të bënin të ndjeheshe si në shtëpi. Më pëlqeu, sepse mund të isha vetvetja dhe në të njëjtën kohë luaja për një nga klubet më të mëdha në botë. Për këtë arsye, Milani është maja e majës për mua”. Zlatan pastaj tregon këndvështrimin e tij për një nga mangësitë e karrierës, përkatësisht “Topin e Artë”: “Unë nuk do t’i këmbeja 12 ‘Guldbollen’ e mi (‘Topin e Artë’ Suedez) me një të ‘France Football’.
Sepse për mua ato nënkuptojnë vazhdimësinë. Unë kam parë shumë që kanë fituar Botërorin, Europianin, Championsin, madje edhe ‘Topin e Artë’, mbas një viti të mrekullueshëm, fantastik, pastaj më vonë u zhdukën. Në vend të kësaj unë kam qenë në lojë për 25 vite. Gjithmonë në krye”.
Sulmuesi i Milanit na bën të kuptojmë me pak fjalë frymën e fitores, që suedezi ende e mban, në moshën e tij: “Fitorja është ilaçi im. Është e vështirë të shpjegohet, por kur jam në fushë dua të fitoj. Me çdo kusht dhe gjithmonë.
Unë kam një vlerësim fitues në stërvitje, në ndeshje, prej 95%. Nuk është gënjeshtër. Kur humbas, irritohem, por nuk ndodh shpesh, sepse nuk humbas kollaj. Jam shumë i fiksuar për të fituar. Ndoshta u kuptova mirë edhe nga ekipi, si në barazimin me Parmën.
Mbase gjashtë muaj më parë ata do të ishin të lumtur për barazimin, por këtë herë bashkëlojtarët ishin të tërbuar”.
Çfarë po kërkon Ibrahimoviç për festat e fundvitit? Përgjigja, natyrisht, nuk është konvencionale: “Unë kurrë nuk kërkoj asgjë. Unë jam Santa Claus, jam ai që sjell dhurata për të gjithë; 27 fëmijët e mi: dy janë në Suedi dhe 25 të tjerët në ‘Milanello’.
Këtë vit meritojmë shumë urime, për atë që kemi bërë dhe për atë që po bëjmë. Kemi humbur shumë pak. Nuk e di nëse është falë meje, por unë bëra diçka, diçka solla në ekip. Kur arrita janarin e kaluar, Milani ishte i dymbëdhjeti. Në vend të kësaj ne arritëm majat, po provojmë të jemi pjesë e majave dhe tani duhet të vazhdojmë kështu”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...