Burime nga FIGC kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë kërkesë për hetim nga Prokuroria Federale rreth videove që kanë qarkulluar pas ndeshjes Inter-Juve, ku arbitri i katërt Tagliavento dhe trajneri Allegri bashkëbisedojnë në korridoret e stadiumit, si edhe leximi i buzëve në momentin e sinjalizimit të kohës shtesë.
Pas ndeshjes Inter-Juve u ngritën shumë polemika dhe në rrjetet sociale u shpëndanë video që rritën kureshtjen e të gjithëve.
Pas barazimit të rezultatit në 2-2, regjia ka fokusuar arbitrin e katërt, Tagliavento, i cili komunikonte përmes kufjeve me gjyqtarin kryesor Daniele Orsato dhe mediat italiane kanë zbuluar fjalët e tij: “Fitojmë në shtesë”.
Një tjetër video është publikuar më vonë, ku pas takimit Allegri shkëmben fjalë me Tagliavento-n në dhomat e zhveshjes. “Shkoi mire sot eh? U tregua i zoti sot (për arbitrin kryesor” dhe Tagliavento i kthehet duke i thënë “notë kaluese për të”.
Prokuroria i mori videot dhe pasi i ka parë ka dalë në konkluzionin se në bazë të këtyre të dhënave nuk është e mundur të hapet një hetim.
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...