Nuk do ta besoni se ku punon boksieri Luan Krasniqi

10:57 | 14 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Luan Krasniqi është figura më e njohur e historisë së boksit shqiptar.

Ai, ka luftuar si luan në ringje të mëdha, duke fituar titujt më të lakmuar.

Luan Krasniqi mbetet interesant për publikun shqiptar dhe botëror.

Jeta dhe eksperiencat e tij nuk janë të zakonshme.

Në “Kosovare” zbulojmë anën tjetër të boksierit që shumë herë n aka bërë krenar.

Familja: Ka katër motra dhe dy vëllezer.

Identiteti: “E shoh veten si kosovaro-gjerman”.

Mërgimi: Luani ka ikur nga Kosova në Gjermani në vitin 1987.

Dashuria: Është martuar me Suedan.

Shkollimi: Specialist i financave në Wustenrot

Trajner i fuqisë: Ted Lackner (shok i Arnold Schwarzenegger-it).

Fati: Ka dashur të bëhet atlet i dhjetëgarëshit, por për shkak se një palë atlete kanë kushtuar shtrenjtë, ka vendosur të merret me boks.

Alkoholi: Nuk është de.hur kurrë.

Parate: Ka lënë në një taksi 15.000 euro dhe më vonë e ka gjetur edhe shoferin edhe paratë.

Veturat: Porsche Carrera dhe Cayenne.

Aftesitë në kuzhinë: Di të gatuaj vetëm shpageta me sos të domateve.

Shtepia: Ka shtëpi 300 metra katrore në një tokë prej 6.000 metra katrorë në Neckar.

Punë për qejfi: Ka dëshirë ta presë barin me kosë të traktorit.

Idhujt: Max Schmeling dhe Muhammad Ali.

Olimpiada: Ka fituar medaljen e bronztë më 1996 në Atlantë.

Vellezerit Klitschko për të: Janë makina që dëshirojnë të shkatërrojnë.

Fitimi më i madh: 1.5 milion euro kundër Brewsterit.

Punë tjetër: Përkthyes në Gjykaten e Rottweilit.

Religjioni: Beson në Zot.

Bëhet nervoz: Kur dikush I thotë se nuk është gjerman.

Rinia: Ka dashur ta thërrasin Leonhard Kramer.

E urren: Boksin e femrave.

Hobi: Skijimi dhe vizatimi.

Pasioni: Ka deshirë të luaje në bursa.

Moto: “Kush e nderpren sot, nesër nuk do të jetë kurrë aq i mirë sa duhet”.

Numri i këpucëve: 47

Armiku: Menaxheri i Univerzumit, Jean-Marcel Narzt, që ia ka mohuar të boksojë në klasën botërore.

Sherbimi ushtarak: Ka dashur të bëhet ushtar me orar të caktuar, por ka vendosur të marrë një diplomë.

Frika: Pasi ka dale nga vetura, gjatë një kontrolli në SHBA, policët ia kanë drejtuar pistoletën në kokë.

Flokët: Më herët ka pasur frizurë të stilit “afro”.

Gjuhët: Flet gjermanisht, anglisht, italisht, shqip dhe serbokroatisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme