Me ndeshjen ndaj Greqisë nuk do këtë mbledhje të tifozëve, sepse këtë nuk e lejon shteti i Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Kështu u shpreh kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha gjatë një interviste për arbresh.info.
Berisha deklaroi se në dy ndeshjet mund të korrim fitore, mirëpo problemi kryesor mbetet mungesa e tifozëve.
“Me Moldavinë është fitore, besoj që edhe me Greqinë, por problemi është te organizimi i tifozëve. Nuk janë duke na lejuar, kjo është mungesë, sepse lojtarëve të Kosovës nuk iu është dhënë mundësia të jenë pa ta”, u shpreh fillimisht ai.
I pyetur se si do ta mbështesin Kosovën meqenëse nuk janë të lejuar në stadiume, Berisha tha se do bëjnë ndonjë organizim në ndërtesa, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i njerëzve.
“Jemi duke menduar në disa forma që të mos jemi në kundërshtim me rregullat të cilët janë caktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Kemi menduar disa forma që të organizojmë në ndërtesa, aty ku nuk rrezikohet shëndeti i njerëzve”.
Në fund, kryetari konfirmoi që nuk do ketë mbledhje të njerëzve ngase nuk lejohet nga shteti i Kosovës dhe se shëndeti mbetet prioritet.
“Nuk besoj që do ketë mbledhje se nuk na lejon ligji dhe ne jemi tifozë ndërkombëtarë, nuk guxojmë të bëjmë gabime që ta dëmtojmë shtetin dhe vlerat e lojtarëve. Për ne prioritet është shëndeti”.
Me 3 shtator Kosova përballet me Moldavinë në Parma të Italisë, ndërsa pas tri ditëve e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”./E.Bytyqi /arbresh.info.
Analistët: Ligji për agjentët e huaj kërcënim për demokracin...
Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve
Vashat e Kosovës në hendboll arrijnë në rrethin e dytë të ku...
Xheneta e bën hapin e parë drejt Rezit, ky i fundit e puth
Von der Leyen: Mali i Zi ka bërë përparim në rrugën drejt BE...
Aksident me fatalitet në Shkodër, përplaset një këmbësor