“Nuk arrij ta besoj, por qenka e vërtetë” – Armand Duka për vdekjen e Fadil Vokrrit

12:30 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Fadil Vokrri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) duke tronditur të gjithë popullin shqiptarë.

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit është befasuar nga humbja e parakohshme e homologut të tij në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

“Nuk arrij ta besoj, por qenka e vërtetë. Sot kemi humbur një njeri të madh të futbollit, një njeri të mrekullueshëm”, shkruan Duka në llogarinë e tij në Facebook.

“U prefsh në paqe miku im, Fadil Vokrri”

Vokrri nuk arriti t’i mbijetojë një sulmit të papritur në zemër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme